Ashtu siç u paralajmërua dje, Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot në Kosovë.

Mësohet se gjatë qëndrimit në Kosovë, Hahn do të zhvillojë një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn”, thuhet në agjendën e kryeministrit. Ndërkohë, nuk dihet ende nëse ai do të takohet me të tjerë zyrtarë të Kosovës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: