Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, theksoi rëndësinë e komisionit antikorrupsion në konsolidimin e reformave dhe përshpejtimin e integrimit evropian.

Ai vuri në dukje se dritarja e mundësisë për mbylljen e negociatave me BE deri në vitin 2027 është e hapur, por jo e garantuar. “Nëse nuk veprojmë shpejt dhe nuk fokusohemi, kjo derë mund të mbyllet. Historia ka treguar se zgjerimi i BE nuk është një proces i parashikueshëm dhe interesat nuk përputhen gjithmonë,” tha kryeministri.

Sipas Ramës, komisioni antikorrupsion do të vijojë punën edhe në legjislaturën e ardhshme për të garantuar jo vetëm anëtarësimin, por edhe një pozicion të qëndrueshëm të Shqipërisë në familjen evropiane.

“Shqipëria dhe Tirana ka aftësinë t’i infektojë miqtë që vijnë nga vende shumë më ftohta me atë sharmin dhe shijen e thashethemeve. Kjo bëri që komisioni të hyjë në një fazë ku ne besonim shumë në dobinë e tij ekzaktësisht në funksion të një fjale, që është konsolidimi. Konsolidim i gjithë këtij procesi dhe këtij progresi të bërë në funksion të antikorrupsionit dhe sundimit të ligjit, mbi të gjitha mirëqeverisjes në tërësi. Që prej nisjes së punës së komisionit ne sot jemi në një nivel tjetër

Neve na duhet BE si një mundësi që është hapur sot me premisën që deri në fund të 2027-ës mund të mbyllim negociatat si një vullnet i dyanshëm dhe një derë që mund të mbyllet nëse ne nuk jemi të shpejtë dhe të fokusuar për ta shfrytëzuar hapësirën e kohës që kemi në dispozicion. Mund të mbyllet sepse historia tregon se ajo derë hapet dhe mbyllet. Historia e zgjerimit të BE tregon se fatet e vendeve që duan të hyjnë në atë derë dhe vendeve që janë pas asaj dere jo gjithnjë përputhen., Interesat jo gjithnjë përputhen dhe ndaj ne jemi shumë të bindur se ky komision, puna e të cilit do vijojë edhe në legjislaturën e ardhshme, është kyç për të mundësuar jo vetëm hyrjen në atë derë, por edhe qëndrimin aty si një vend me garanci të lirive individuale dhe të barazisë para ligjit”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb