BRUKSEL-Komisioni evropian nisi një tur në kryeqytetet evropiane për të kërkuar një përpjekje shtesë kundër epidemisë së Ebolas në Afrikë duke përfshirë dhe mobilizimin e 5 000 mjekëve dhe mijëra infermierëve, theksoi një burim evropian.

Komisionerët i Ndihmën Humanitare, Christos Stylianides dhe i Shëndetësisë, Vytenis Andriukaitis kontaktuan në këtë kuadër me 28 vendet e Bashkimit Evropian, sepse në kuadër të përkeqësimit të situatës, një reagim i menjëhershëm kërkohet”, shtoi burimi.

Ai do të vazhdojë kontaktet me të gjitha shtete anëtare ndërkohë që Stylianides, gjithashtu koordinator i Bashkimit Evropian kundër Ebolas zhvilloi përpjekje të ngjashme me ministrat e fushës së tij”, theksoi i njëjti burim.

Komisioni Evropian kërkoi mobilizimin e 5 000 mjekëve dhe mijëra infermierëve si dhe më shumë mjete financiare dhe logjistike, veçanërisht përsa i përket transporteve”, vijoi burimi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: