Projektligji për “agjentët e huaj” është i papranueshëm dhe do të jetë pengesë për anëtarësimin e Gjeorgjisë në BE, por ka ende kohë për të ndryshuar situatën, tha Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman në takimin e tij me kryeministrin Irakli Kobakhidze në Tbilisi.

Sipas tij, ka ndryshime shqetësuese në legjislacion dhe projektligji i miratuar në lexim të dytë në këtë formë është i papranueshëm dhe do të krijojë barriera serioze për anëtarësimin në BE.

“Ne do të finalizojmë rekomandimet tona në shtator dhe do të prezantojmë raportin tonë në tetor dhe nëntor. Prandaj, ka ende kohë. Por vendimi i takon qeverisë”, tha Koopman.

 

 (A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb