BRUKSEL- Zona euro do të jetë në deflacion gjatë vitit 2015, me një rënie mesatare vjetore të çmimeve prej 0,1 për qind, bëri të ditur Komisioni Evropian. Tendenca pritet të përmbyset në 2016-ën, në sajë të një ndikimi më të vogël të çmimeve të energjisë, një kërkesë e brendshme më e madhe dhe masave të Bankës Qendrore Evropiane për të injektuar likuiditete në ekonomi.

Inflacioni pritet të arrijë një vlerë mesatare vjetore prej 1,3 për qind vitin e ardhshëm në zonën euro. Në parashikimin e mëparshëm në nëntor 2014 ai jepte një rritje mesatare të çmimeve prej 0,8 për qind gjatë gjithë vitit.

Deflacioni karakterizohet nga një rënie e çmimeve në një periudhë të gjatë, që sjell rreziqe për rritjen ekonomike duke rënduar mbi pagat dhe konsumin.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb