Deputeti Dashnor Sula ka deklaruar se krijimi i komisionit hetimor anti-korrupsion po bëhet me qëllim heqjen e “Shpërdorimit të detyrës” si vepër nga Kodi Penal.

Ai shtoi se kjo ndodh pasi çdo drejtues i lartë politik në Tiranë është i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme anti-korrupsion për këtë vepër penale.

“Doni të hiqni shpërdorimin e detyrës nga Kodi Penal. Sepse të gjithë personat politikë drejtues të lartë i Tiranë është i akuzuar për shpërdorim detyre nga SPAK.

Sepse kryhet shpërdorimi i detyrës është një vepër penale që parashikohet se kryhet me veprim ose mosveprim”, tha ai.

Ai foli edhe në lidhje me ligjin kundër lojërave të fatit, për të cilin tha se nuk zbatohet.

“E sfidoj policinë ministrinë e brendshme, ligji për lojërat e fatit e dini që nuk po lihet bar lokal e restorant pa futur llotot, detyrohen”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: