TIRANË

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka zgjatur afatin e Komisionit Hetimor, i cili ka për detyrë dhe synon hetimin e veprimtarisë së Presidentit të Republikës, Ilir Meta për qëndrimet e tij mbi shtyrjen e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Shtyrja e afatit mori 103 vota pro, ndërsa ky komision ka shtyrë veprimtarinë e tij hetimore edhe për dy muaj të tjerë.

Për këtë çështje është shprehur edhe Komisioni i Venecias, i cili theksoi se Meta ka tejkaluar kompetencat kushtetuese, por nuk ka shkelje të rënda për shkarkim.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: