Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka marrë vendimet e fundit, sa i takon ngjarjeve futbollistikeve të ndodhura  javën e kaluar. Disiplina ka gjobitur Partizanin me 50 mijë lekë, për shkak të sjelljes së gabuar të spektatorëve. Po për të njëjtën arsye e ka pësuar edhe Tirana, që duhet të paguajë 100 mijë lek. 4 ndeshje pezullim për zyrtarin e bardhebluve Grent Halili, për sjellje jo sportive.

VENDIMET:

 

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF Tirana, Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur sharje dhe kore fyese ndaj ekipeve kundërshtare, në bazë të nenit 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF Valbona, Emiljano Gega, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Valbona, Edmir Vidrica,për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari KF Burreli, Aleks Dedgjonaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Bylis U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Abissnet Superiore U-19, kundër KF Skënderbeu U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

 

 

 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb