TIRANË – Komisioni i Ekonomisë ka miratuar sot dorëheqjen e Adrian Civicit nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë. Civici u largua për t’i dhënë mundësi ristrukturimit të Bankës së Shtetit, pas skandalit të vjedhjes në Thesar.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka deklaruar se institucionet përgjegjëse duhet të respektojnë ligjin, pasi janë tejkaluar afatet për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikqyrës. Braçe tha se janë 15 kandidatë për këtë Këshill dhe kërkoi edhe dorëheqjen e dy anëtarëve të tjerë, Petraq Milos dhe Dhori Kules.


(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: