TIRANE- Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar dhe miratuar në mbledhjen e sotme marrëveshjen me BERZH për grantin për by-pass në Fier e Vlorë. Zv.ministri i Transporteve, Ylli Manjani, është shprehur se për avancimin e punimeve do të përzgjidhen dy konsulentë të huaj për by-pass-et. Ndërsa theksoi se për të dy by-pass-et parashikohet një grant me më shumë se 250 mijë euro.

I pyetur nga deputeti Ervin Koçi se kur parashikohet të përfundojnë punimet në të dy by-pass-et, zv.ministri i Transporteve tha se by-pass-i i Fierit përfundon në vitin 2016, ndërsa ai i Vlorës përfundon në shtator 2017.

Por për deputetin Sherefedin Shehu, kjo kontratë është shumë e hershme, dhe aktualisht e sheh atë si një mekanizëm për të marrë disa para.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb