TIRANE- Komisioni i ekonomisë ka diskutuar sot projektligjin për rimëkëmbjen e sektorit energjetik nëpërmjet një financimi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Sipas zëvendës ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, bëhet fjalë për një kredi me vlerë 112 milion euro, e cila do të shërbejë që sistemi të funksionojë dhe të furnizohen me energji qytetarët.

(da.xha/BalkanWeb)
“Komponentët janë: 30 milion euro për furnizimin me energji që do i jepen KESH-it për të përballuar të papriturat e motit. Komponenti i dytë do të shkojë për 30 mijë matësa dhe rehabilitimin e nënstacioneve. OSHEE-së do i jepen 83 milion dollarë.
Komponenti i tretë lidhet me përmirësimin e matjes për OST-së me vlerë 20 milionë dollarë. Komponenti i katërt lidhet me menaxhimin e përgjithshëm 6.7 milion dollarë.
Projekti është shumë i rëndësishëm për sistemin. Vjen në një moment kritik dhe zgjat 5 vjet, për periudhën 2015-2019. Në total kredia zgjat 22 vjet. Norma e interesit është praktikisht e ulët, 1.2 % në vit”, ka deklaruar zëvendësministri i Energjisë, Bejtja.

Në përfundim të diskutimeve, Komisioni i Ekonomisë i ka dhënë OK draftit që mundësinë huan e BERZH.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb