TIRANË- Komisioni i ligjeve ka miratuar sot projektbuxhetin e vitit 2016 pa votat e opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike kanë votuar kundër buxhetit.

Deputeti socialist, Bashkim Fino ka dhënë disa detaje nga diskutimi i buxhetit, duke sqaruar se nuk ka shtim fondesh për Ministrinë e Drejtësisë dhe Presidencën.

“Nuk ramë dakord për shtim fondesh për Ministrinë e Drejtësisë dhe Presidencën. Avokatit të Popullit i janë plotësuar kërkesat, i shtohen 2 mln lekë”, ka deklaruar Fino. Ndërkaq Komisioni i Ligjeve ka miratuar nen për nen ligjin për taksat vendore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb