Komisioni i Venecias merr sot në shqyrtim mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka.

Në seancën e sotme plenare të Komisionit Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit i njohur si Komisioni i Venecias do të shqyrtohet kërkesa e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali nëse “Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë”.

Shumica e shikon një ngërç të krijuar në marrëdhëniet me Gjykatën Kushtetuese, për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit.

Po ashtu Venecias i kërkohet nga Kuvendi i Shqipërisë të thotë se “cili është mekanizmi, nëse ka, për të detyruar deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar (pro, kundër, abstenim)”?

Venecia gjithashtu duhet t’i tregojë Kuvendit të Shqipërisë, “a mundet Gjykata Kushtetuese të krijojë normë të re kushtetuese, e cila nuk ka lidhje me kompetencën e saj interpretuese të një norme në fuqi”?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb