TIRANE- Komisioni i përhershëm i Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi të martën projektligjin “Për pranimin e protokollit për ndryshimin e marrëveshjes së Marakeshit që themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë”.

Sipas relacionit që shoqëron këtë pr.ligj, nenet shtese synojnë të kalojnë në një marrëveshje të veçantë për lehtësimin e tregtisë, e cila ndër të tjera formalizon zbatimin e menaxhimit të riskut dhe pagesat online për agjencitë kufitare.

Pra procedura të lehtësuara për shkëmbim të mallrave dhe të informacionit në kohë reale. Risitë e këtij pr.ligji janë bërë në bashkëpunim me ekspertë të USAID ku është parashikuar edhe një vlerësim paraprak për zbatimin e tij. Miratimi i pr.ligjit në komision i hap rrugë kalimit të tij për votim në seancën plenare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: