TIRANË- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskuton sot buxhetin për arsimin ku janë të ftuar edhe sindikatat. Ato kanë kërkuar që të mos preken vendet e punës në arsim dhe buxheti të shkojë në 5% të GDP-së.

“Të mos preken vendet e punës në arsim. Numri i arsimtarëve, sot i justifikuar. Buxheti për arsimin të shkojë në 5% të GDP. Nuk kemi as standardet e Maqedonisë, libra falas. Mësuesit prej një viti pa kontratë kolektive. Mësuesit nuk janë të qetë ne vendet e punës. Mësuesit po pushohen nga drejtorë pa eksperiencë”, kanë thënë përfaqësues të sindikatave.

Kreu i Komisionit, Genc Pollo ka kërkuar që rastet e shkeljes së ligjit për mësuesit, të bëhen të ditura ndërsa deputeti Alfred Peza ka replikuar me të duke i kërkuar që të “mos keqpërdor mikrofonin për hallet e partisë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb