TIRANE

Kreu i PAA, Agron Duka ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për Presidentin Meta.

“Shyqyr që doli ky Komisioni Hetimor për Presidentin e Republikës, sepse përndryshe, opinioni publik do të duhej të merrej me ngritjen e çmimit të naftës, me ngadalësimin e rritjes ekonomike, me mungesën e investimeve të huaja, me projektligjin që kërcënon median online, me përgjimet e Bild, me rënien e rendit kushtetues dhe me dhjetra probleme të shtyra në kalendat greke.” -shkruan Duka në facebook, ndërsa e konsideron mbledhjen e komisionit një gjyq publik për të zhvendosur vëmendjen.

“Ku ka më mirë se një gjyq publik për të spostuar vëmendjen gjetkë, ndërsa vendi nuk qeveriset, por sundohet nga një pakicë që të vetmin plan, ka mbajtjen e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo kosto…” përfundon Duka.

Postimi i Plote:

“Shyqyr që doli ky Komisioni Hetimor për Presidentin e Republikës, sepse përndryshe, opinioni publik do të duhej të merrej me ngritjen e çmimit të naftës, me ngadalësimin e rritjes ekonomike, me mungesën e investimeve të huaja, me projektligjin që kërcënon median online, me përgjimet e Bild, me rënien e rendit kushtetues dhe me dhjetra probleme të shtyra në kalendat greke. Ku ka më mirë se një gjyq publik për të spostuar vëmendjen gjetkë, ndërsa vendi nuk qeveriset, por sundohet nga një pakicë që të vetmin plan, ka mbajtjen e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo kosto…”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb