Deputet i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka qenë i pranishëm në mbledhjen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS.

Ai është shprehur se deri më tani asnjë nga dëshmitarët që ka qenë prezent nuk ka deklaruar asnjë konfidenciale.

Më tej ai shprehet se kërkon mirëkuptimin e mazhorancës që Komisioni të zhvillohet me dyer të hapura, gjë e cila tregon transparencë.

Por nëse ndonjë dëshmitar ka diçka konfidenciale, apo informacion sekret që mund të ndikojë tek hetimet atëherë le ta deklarojë me dyer të mbyllura, u shpreh deputeti Gështenja.

“Nuk kemi parë ende gjë konfidenciale nga dëshmitarët që kanë deklaruar në Komision. Do përsëris kërkesën time që çdo dëshmitar të jap dëshminë e tij në mbledhjen e hapur, nëse ka gjëra konfidenciale atëherë le të deklarojë me dyer të mbyllura.

Nëse ka dëshmitar që ka informacione sekrete, apo që ndikojnë në procesin e hetimeve, atëherë lë të mbyllen dyert dhe ta deklarojë.

Por unë mendoj se ne jemi këtu për të treguar edhe transparencë ndaj qytetarëve dhe mbledhjet duhet të jenë me dyer të hapura.

Kërkoj këtu edhe mirëkuptim e kolegëve të mazhorancës që mbledhjet të bëhen me dyer të hapura për publikun.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: