Komiteti i OKB-së akuzoi Izraelin për shkelje të rënda të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, duke vlerësuar se veprimet ushtarake izraelite në Gaza kishin pasoja katastrofike për ta.

Gjithashtu, ky qëndrim ndaj të drejtave të fëmijëve llogaritet ndër shkeljet më të rënda në historinë e kohëve të fundit.

Autoritetet e Hamasit në Gaza thonë se më shumë se 41,000 njerëz janë vrarë në territorin palestinez që nga fillimi i fushatës ushtarake izraelite, duke shtuar se këto shifra nuk mund të verifikohen dhe se nuk thuhet se sa prej viktimave janë luftëtarë dhe sa civilë.

Izraeli pretendon se ka vrarë më shumë se 17,000 operativë terroristë.

Hamasi pretendon se të paktën 11,355 fëmijë u vranë në Gaza dhe se mijëra të tjerë u plagosën.

Izraeli, i cili ratifikoi marrëveshjen në 1991, dërgoi një delegacion të madh në seancën dëgjimore të OKB-së në Gjenevë më 3-4 shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: