Opozita paralajmëron votën kundër për draftin final të rezolutës që del nga takimi i Komitetit për MSA-në.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha se opozita nuk është kundër procesit të integrimit, por kjo votë kundër është për shkak të refuzimit nga maxhoranca të çdo propozimi të PD-së.

“Grupi Parlamentar i PD-se do të votojë kundër rezolutës. Kjo jo se opozita është kundër procesit të integrimit, por për shkak se mazhoranca refuzon çdo propozim tonin. Propozimet kanë të bëjmë me shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, deklaroi Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: