Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e koduar “Source”, në bazë të së cilit u sekuestruan pasuri me vlerë 50 mln euro. ku përfshiheshin 14 shoqëri tregtar, apartamente, garazhe dhe makina.

Bëhet me dije se pasuritë kanë qenë në pronësi të pesë shtetasve, ndërsa BalkanWeb se dy prej tyre janë Kristian Boçi dhe Elmal Abule, ky i fundit i dënuar në Belgjikë.

Dyshohet se këta persona pastronin paratë në kompani të krijuara në vendin tonë.

Policia ka njoftuar se shtetasi me inicialet K.B, (Kristian Boçi) ka qenë administrator në 5 prej kompanive të sekuestruara.

Njoftimi: 

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Source”.

Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 50 milionë euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e disa shtetasve.

Në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë,u zhvillua operacioni policor i koduar “Source”.

Në zbatim të këtij procedimi u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vendosjen e sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme, të luajtshme, në ngarkim të disa shtetasve të cilët janë subjekt të Ligjit 10192 datë 03.12.2009, konkretisht:

7 subjekte me administrator shtetasin E. A.;
2 subjekte me administratore shtetasen M. N.;
1 subjekt me administrator shtetasin V. A.;
5 subjekte me administrator shtetasin K. B.

Subjektet në administrim nga shtetasi V. A., konkretisht:
– pasuri e llojit njësi me sipërfaqe 35.4 m2, në rrugën “Muhamet Gjollesha”,
– pasuri e llojit njësi me sip 189.7 m2 në rrugën “Dora Distria”;
– 2 dyqane në bulevardin “Zhan D’Ark”;
– një apartament në rrugën “Muhamet Gjollesha”;
– dy garazhe;
– një automjet.

Subjekte në administrim të shtetasve E. A., dhe M. N., konkretisht dy vila dhe truall në Vlorë.

Sekuestro preventive ndaj llogarive bankare të subjekteve E. A., M. N., K. B., D. B., E. B., E. B., dhe V. A.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive ndaj llogarive bankare të 14 subjekteve.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, datë 27.06.2024, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i pasurive të shtetasve dhe shoqërive të lartpërmendura dhe familjarëve të tyre, pasuri të cilat dyshohen se janë pasuri të siguruara nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, pasi këta shtetas janë dënuar në shtetin belg.

Pasuritë e këtyre aseteve arrijnë një vlerë rreth 50 milion euro.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas ose familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb