Ndodhemi në Koplik në Kompaninë BM SHPK ku prej 20 vitesh operon në Shqiperi e rajon si përfaqësues ekskluziv i autorizuar i brandit bavaria -holland. Për më tepër në këtë reportazh do të flasim se çfarë përfaqëson ky gjigant në industrinë e pijeve dhe cilat janë risitë për konsumatorët shqiptarë.
——
1.Kush është BM SHPK dhe çfarë përfaqëson në industrinë e pijeve?
Kompania BM shpk është themeluar në vitin 2004 në Koplik të Shkodrës.
Kjo kompani përfaqëson kryesimin në industrinë e pijeve në Shqipëri, ku sot bashkëpunon me 95% të tregut dhe shpërndarës i B52 në Kosovë, Maqedoni e në Rajon, Mal të Zi, Serbi, Slloveni, Greqi, Itali, Angli e Shtetet e Bashkuara duke marrë përmasat e një kompanie ndërkombëtare.

Si partner zyrtar dhe përfaqësues ekskluziv i autorizuar I kompanisë Royal Swinkels Family Brewers B.V (BAVARIA) në HOLLANDE, një nga fabrikat më të vjetra të prodhimit të birrës Bavaria, fillimet e së cilës datojnë që në vitin 1719, nga burimet ujore BM Shpk prej 20 vitesh në treg, sjell cilësi të pakonkurrueshme.
Jemi këtu me drejtoreshën e marketingut të BM shpk: XHENISA SHEHU
2.Znj.Shehu, sipas jush cili mendoni se është çelësi i suksesit ndër vite të kompanisë BM shpk?
• CELESI I SUKSESIT në kompaninë BM shpk mbështetet në tre kolona kryesore të cilat janë pjesë e filozofisë së saj që nga themelimi deri sot:
• Marredhënia e ngushtë me klientin, shërbimi profesional në kohë dhe cilësia e pakrahasueshme
• Korrektesa, transparenca e deklarimeve dhe mbështetjes ndaj shtetit
• Drejtësia e trajtimit të stafit dhe mjedis pune motivues mbi bazën e arritjeve dhe performancës.

3.“ Për herë të parë në Shqipëri 8S2 PA SHEQER. “ Sapo ka filluar fushata e re per produktin me inovativ që do të vijë së shpejti në Shqipëri – 8S2 pa sheqer: Pse kjo risi?
Pija energjike më e kërkuar e momentit, 8S2, do të vijë me një risi për herë të parë këtë fillim sezoni.
“8S2” Zero Sugar vjen si një përgjigje ndaj kërkesës së rritur për pije energjike. “Kërkesa e konsumatorëve për opcione më të shëndetshme është në nivelin më të lartë. Studimet tregojnë se njerëzit po kërkojnë gjithnjë e më shumë pije me përmbajtje më të ulët sheqeri pa kompromis në shije ose fuqi energjie.” (market insights)
8s2 zero sheqer sot shënon një hap të rëndësishëm në industrinë e pijeve, duke prezantuar inovacionin si një përzierje e kafeinës dhe përbërësve natyralë për të mbajtur energjinë gjatë gjithë ditës.
E prodhuar në Hollandë do të vijë në versionin inovativ zero sheqer në tregun shqiptar nga kompania BM shpk, për të gjithë ata që kanë një stil jetë aktive dhe productive.

4.A ndikojnë sfidat dhe konkurrenca agresive në ecurinë komerciale të kompanisë BM shpk?
Eshtë shpejt për të thënë a ndikon në ecurinë tregtare, por ne si gjithmonë do marrim të gjitha iniciativat tona, përpara sezonit veror të mbështesim me floten e shitjes dhe distribucionit të gjithë rrjetet e supermarketeve, horeca dhe çdo bashkëpunëtor tjetër që kërkon produktet tona në Shqipëri dhe Rajon. Ne besojmë se cilësia, emri I mirë i një brandi ndërkombëtar dhe shërbimi korrekt ndaj konsumatorit do të japë frutet e veta vit pas viti.

Ndodhemi me drejtoreshën e departamentit të financës Anita Idrizi.

5. Si një ndër pikat e suksesit të kësaj kompanie si e konsideroni raportin me kontributin në vend?
Ne Garantojmë ndër vite transparencën, të qënurit të hapur dhe korrekt ndaj operimit në përputhshmëri me ligjet fiskale, tatimore ne vend.
Vazhdojmë të jemi një gjigant distribucioni, ku në nivele shitjeje ka arritur maksimumin si Kontribues VIP në të ardhurat doganore dhe tatimore të shtetit.
Jemi një ndër kompanitë më të mëdha që kontribuon në punësimin e një stafi të konsiderueshëm profesional, rreth 110 punonjës direkt dhe mbi 370 indirekt.
Eshtë një nga kompanitë më prestigjioze e cila gëzon vlerësimin e institucioneve vendase dhe të huaja dhe në vitin 2023 është vlerësuar si distributori më i mirë i vitit nga dhoma e ekonomisë dhe tregtisë, me
zinxhirin e bashkpuntorëve dhe partnerët tanë që do të jemi përkrah tyre me suportin logjistk, distibucionit, shitjes dhe standardeve që ofrojmë tek konsumatori final si dhe cilësinë e lartë të produkteve. Si gjigant komercial do te vijojmë të mbështesim punësimin e vendit, të ardhurat e shtetit dhe përgjegjësinë sociale ndaj komunitetit.

6.Cila është perspektiva në të ardhmen e kompanisë BM shpk?
Drejtuesit e kësaj kompanie shprehin entuziazmin që ndër vite falë ekspertëve të huaj holandez e vendas, logjistikës së avancuar, pasionit për cilësi e standarde ndërkombëtare dhe forcës së shitjes kanë njohur vetëm rritje përtej sfidave dhe konkurrencës në treg. Kërkimet e tregut tregojnë se klientët shqiptar kanë pritur me padurim risinë më të fundit të pijes energjike 8S2 PA SHEQER që shumë shpejt do të jetë kudo në të gjitha pikat e shitjes.
Nën sloganin excel distribution do të garanojmë si gjithmonë ekselcencën dhe korrektesën në raport me klientin, bashkëpunëtorët privat e shtetëror.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb