Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se SHBA ka biseduar me shefin e ‘Tesla’ dhe ‘SpaceX’, Elon Musk për përdorimin e sistemit të internetit satelitor Starlink në Ukrainë.
Forcat ukrainase kanë përdorur teknologjinë e internetit celular të Musk për të mbështetur punën e tyre në fushën e betejës, por komentet e fundit nga pronari i SpaceX kanë ngritur shqetësime se deri në çfarë mase do të vazhdojë ky shërbim.
SpaceX këtë muaj deklaroi se ka ndërmarrë hapa për të parandaluar ushtrinë e Ukrainës nga përdorimi i shërbimit Starlink të kompanisë për kontrollin e dronëve në rajon gjatë luftës me Rusinë.
I pyetur gjatë një interviste në NBC News nëse SHBA i kishte kërkuar Musk të mos kufizonte përdorimin e aftësive të Starlink nga ushtria ukrainase, Blinken tha: ” Nuk mund të ndaj asnjë bisedë që kemi pasur përveçse të them se ne” kemi pasur biseda”.