NJU DELHI- Një kompani indiane do të fillojë nxjerrjen në treg të atij që do të jetë smartphooni më i lirë në botë, me një çmim prej më pak se katër dollarë. Telefoni tip “Freedom 251” i kompanisë “Ringing Bells” do të kushtojë 251 rupi ose 3.66 dollarë, thënë ndryshe një e gjashta e çmimit të smartphooni më të lirë aktualisht në Indi.

Ky smartphooni, me operon me sistemin Android 5.1 Lollipop, ka një ekran 4,0 inç me ngjyra, një procesor 1,3 gigaherc dhe dy kamera, e pasmja me 3,2 megapiksel dhe e përparmja me 0,3 megapiksel.
“Ky smartphooni u zhvillua me mbështetjen e pamatë të qeverisë indiane”, tha kompania “Ringing Bells”.

Ministri indian i Mbrojtjes, Manohar Parrikar do të jetë i ftuari kryesor në ceremoninë e futjes në treg të këtij telefoni që do të zhvillohet sot në mbrëmje. India ka sot më shumë se një miliard përdorues të celularëve dhe ka tregun më të madh pas Kinës
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: