Një kompani hekurudhore japoneze kërkoi falje për shqetësimin e madh të krijuar nga një prej trenave të saj, që u nis 20 sekonda më herët, një veprim që ka habitur japonezët, të cilët e marrin shumë seriozisht përpikmërinë.

Një tren i linjës “Tsukuba Express”, që lidh Tokion me periferinë e saj në veri, u nis të martën nga stacioni Minami Nagareyama në orën 09:44′:20”, ndërkohë që orarin e parashikuar të nisjes e kishte në orën 09:44′:40”.

“Na vjen shumë keq për sikletin e madh të shkaktuar tek pasagjerët tanë”, deklaroi kompania “Tsukuba Express” që shfrytëzon këtë linjë shkruan ‘ata’.

“Përdoruesit nuk janë ankuar për këtë incident dhe asnjë prej tyre nuk ka humbur trenin”, shtoi kompania në komunikatën e saj.

Transporti hekurudhor japonez ka famë botërore për përpikmërinë e tij, për të garantuar një trafik sa më të rrjedhshëm të jetë e mundur.

Kjo kërkesë faljeje nga kompania “Tsukuba Express” për 20 sekonda, ka shkaktuar reagime në të gjithë botën nga përdoruesit e internetit, të cilët nëpërmjet komenteve të tyre ankohen për vonesat e rregullta të trenave në vendet e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: