Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) iu ka bërë thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike, duke njoftuar se 1 milion euro energji po importohen çdo ditë.
KESCO ka njoftuar se Kosova aktualisht nuk po prodhon më tepër se 500 MW rrymë, pasi njësia B1 e KEK-ut është në remont vjetor.
“Në rëndimin e situatës po ndikon edhe fakti që njësia B1 e KEK-ut është në remont të planifikuar vjetor, duke bërë që prodhimi vendor të reduktohet me së paku 250 MW. Pra, aktualisht Kosova nuk po prodhon më tepër se 500 MW. Ndërsa, diferenca ndërmjet prodhimit dhe kërkesës po mbulohet nga importi. E edhe çmimet e importit janë rritur shumë ditëve të fundit. Në berzat e rajonit tonë çmimet po sillen mbi 200 euro për megavat. Kjo po e vështirëson shumë situatën pasi duhet blerë energji nga jashtë me kosto të shtuar”, thuhet në njoftim.