TIRANE

Kompania “Neranxi” ka mbajtur panairin e 11-te Profesional te Gastronomise “Neranxi 2019”. Ne dy dite, u ekspozuan gatime dhe produkte ushqimore nga me cilesoret ne treg.

Nen sloganin: “Te promovojme kulinarine e shijshme dhe jetegjatesine!” , presidenti Nikollaq Neranxi vleresoi rolin makrobiotik te ushqimit dhe investimin qe ben per te ofruar ne Shqiperi garancine e markave te standarteve me te larte. Si lider ne vend, “Neranxi” I kushtoi vemendje kohezgjatjes prej 28 vitesh, fale seriozitetit dhe bashkepunetoreve ne raporte dinjitoze.

Studentet e degeve te ndryshme te shkolles prane kompanise, jane nje shprehi kulture per restorantet dhe turizmin shqiptar. Vizitore te shume kane pare nga afer kete panair unik , duke provuar gatime nga pavionet me pjata nga vende te ndryshme te botes si: Spanja, Italia, Greqia, Azia, Rusia dhe studente shqiptare. Me mbresat e mira qe ky panair-feste la tek te gjithe, mbetet dominante ambicia e kompanise “Neranxi” qe eshte gjithmone nje hap perpara.

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: