GJERMANI– Pothuajse gjysma e kompanive gjermane presin përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve tregtare midis Evropës dhe SHBA, gjë që do të çojë në uljen e investimeve, tregon anketa e sondazhit të Institutit Ekonomik Gjerman (IW).


Sondazhi sugjeron se 44 për qind e kompanive presin që tensioni të rritet, ndërsa 34 për qind thonë se ato nuk do të rriten më tej, raporton Reuters.


Madje, 41 për qind e kompanive mendojnë se SHBA dhe Bashkimi Evropian nuk do të arrijnë një Marrëveshje Tregtare Transatlantike, tha instituti.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb