Trajneri i Bayernit të Mynihut, Vincent Kompany ka folur në konferencën për shtyp në prag të superndeshjes së kësaj jave të Bundesligës, sfidës kundër Bayer Leverkusen, që do të luhet të shtunën.
“Është mirë që të gjithë janë të emocionuar për ndeshjen. Natyrisht do të jetë një ndeshje e rëndësishme, ndaj skuadrës më të mirë të 12 muajve të fundit. Mezi presim të luajmë. Është e qartë se nuk do të jetë e lehtë.
Duam të provojmë veten ndaj një kundërshtari të mirë në Allianz Arena. Bayerni është gjithmonë favorit. Mezi presim të luajmë kundër kampionëve dhe duam të fitojmë”, ka thënë mes të tjerash Kompany.