Nga: ZONJA KATERINA
2 petë sfoljatë ose 5 petë të zakonshme
8 kokrra vezë
8 lgj sheqer
8 lgj miell
2 lgj kakao
2 lgj gjalpe
1 filxhan arra të thërrmuara

Për sherbetin:
2 e 1/2 gotë sheqer
2 gota ujë

Rrahim vezët me sheqerin derisa të rritet volumi dhe vezët të ndryshojnë ngjyrë të zbardhen, më pas shtojmë dhe gjalpin e shkrirë. Përziejmë miellin me kakaon dhe me arrat dhe e shtojmë në mënyrë graduale tek ena ku kemi rrahur vezët duke e përzier me kujdes nga poshtë lartë me qëllim që të mos ulet vëllimi. Lyejmë tavën me gjalpë dhe shtrojmë një petë duke e ngritur anash. Hedhim masën e përgatitur, më pas shtrojmë petën tjetër duke e vendosur sa më lehtë. E vendosim më pas ëmbëlsirën në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 30-35 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe e lemë të ftohet dhe më pas kur kompekaja të jetë pjekur e sherbetosim.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb