TIRANË- Ministri i Mirëqenjes Sociale dhe Rinise, Erion Veliaj, publikon kadegoritë që do të përfitojnë nga heqja e fashës mbrojtëse për energjinë, duke pohuar se ne mbajmë premtimin për 203.928 familje.

“#‎Mbajmë Premtimin për 203.928 familje. Nga 1 janari, pensionistët kryefamiljarë, familjet në nevojë dhe PAK e nisin vitin me 648 lekë (të reja) më shumë çdo muaj për kompensimin e energjisë”, shkruan Veliaj në statusin e tij Facebook dhe orientuar për të klikuar për më shumë informacion në faqen zyrtare të ministrisë http://www.sociale.gov.al/.

Kategoritë përfituese janë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara, qe do të marrin 648 lek/muaj si kompensim pas heqjes së fashës për energjinë elektrike. Kurse, mosha e daljes në pension për funksionarët e lartë të shtetit do të rritet me pesë vjet, nga 55 që ishte, në 60 vjeç. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, njoftoi gjatë një konference për shtyp dy vendimet e qeverisë shqiptare.

Sipas statistikave, “familje me ndihmë ekonomike 88.094, kryefamiljarë në pensione pleqërie e invaliditeti 80.000, familje që kanë në përbërje PAK , 7000, të verbër (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 13.016, para e tetraplegjikë (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 6818, punonjës buxhetorë me pagë nën 35 mijë lekë në muaj , 9000 dhe janë gjithësej 203.928 familje, të cilat do të marrin kompensim për energjinë elektrike”. Ministri Veliaj e shoqëron postimin e tij me një foto ku citohet “Nga janari 648 leke çdo muaj për kompensim të energjisë elektrike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: