BUDAPEST- Malazezët mund të jenë irrituar si pasojë e një gafë në Budapest që ka ndodhur pa qëllim gjatë momentit kur po hidhej shorti për Kampionatin Botëror në Water Polo.

Në momentin kur Mali i Zi mësoi kundërshtarët, organizatorët vendosën flamurin shqiptar në logon e Malit të Zi. Edhe pse nuk pati reagime në salle, të pranishmit nisën të fotografojnë ekranin ku u shfaq flamuri shqiptar. Mund të themi se shqiptarët e Malit të Zi u përfaqësuan mjaft mirë me flamurin kombëtar edhe pse organizatorët mund të mos e kenë pasur një qellim të tillë.

Pavarësisht gafës, organizatorët nuk arritën ta korrigjojnë gabimin i cili u vërejt së pari nga përfaqësuesi i Malit të Zi. Federata e Malit të Zi ka njoftuar se i është kërkuar falje nga Federata Ndërkombëtare për gabimin e bërë në Budapest.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb