Është i madh sa një disk i zakonshëm USB, por në të vërtetë ka brenda një kompjuter të vërtetë: është Micro PC i Hanspree.

Me përmasa vetëm 9 x 38 x 9.8 mm, peshon më pak se 40 gramë, por që në brendësi të saj fsheh një procesor quadcore të familjes “Atom” të Intelit, më saktë një model Z3735F prej 1.33 GHz (deri në 1.83 në modalitetin Turbo), i shoqëruar me 2GB memorie RAM.

Një fuqi e mjaftueshme për të funksionuar normalisht sistemi operativ Windows 8.1 që ofrohet i parainstaluar në memorien eMmc prej 32GB.

Pra Micro PC mund të përdorë të gjithë aplikacionet standartë që zhvillohen për sistemin e operimit të Microsoftit.

Për të përdorur Micro PC është e mjaftueshme të fusësh kabllin Hdmi në cilindo monitor apo televizor: në këtë mënyrë mund të zëvendësohet një kompjuter tradicional desktop, me dallimin që pasi mbaron së përdoruri mund ta heqësh dhe ta fusësh në cantë apo në xhepin e xhaketës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: