ITALI – Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi është qëlluar me thikë nga një bashkëkombas, pas sherrit për shkak të një vajze. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Ternit, në provincën e Peruxhias, ku 20-vjeçari Oltjon Nela është plagosur rëndë nga shqiptari Mariel Mjeshtri, dhe më pas ka humbur jetën në spital.

Grindja mes të rinjve shqiptarë kishte lindur në ambientet e një lokali për shkak të komplimenteve të tepërta që viktima i kishte bërë një vajze që po kërcente. Më pas ata janë konfliktuar në rrugë, ku Mariel Mjeshtri e ka goditur Nelën me thikë në gjoks.

Pas plagosjes Mjeshtri është larguar duke e lënë viktimën e tij në mes të rrugës. I riu u dërgua në spital nga kalimtarë të rastit, por fatkeqësisht kishte humbur shumë gjak dhe nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkohë policia italiane ka vënë në pranga autorin e krimit Mariel Mjeshtri dhe 3 shokët e tij italianë, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: