“Nëse do dija gjë për drogën e gjetur në kontenierin e CMA-CGM që në momentin kur ngarkesa e javës 02 kur u mbajt për të paktën 5 ditë për inspektim, kisha ikur menjëherë në çdo kontinent, biles edhe në vende ku nuk ka marrëveshje ekstradimi me Europën e Shqipërinë, sepse isha e vazhdoj të jem pafaj.” kështu është shprehur biznesmeni Arbën Çekaj, ndaj të cilët prokuroria kërkoi sot 21 vite burg nën akuzën e trafikimit të 613 kg kokainë gjetur në konternierët me banane.

“Po ju parashtroj disa fakte të patjetërsueshme, që në këto momente dihen nga të gjithë, pse unë nuk kam besim tek kjo prokurori e që faktojnë një komplot të bërë ndaj meje nga policia e prokuroria për të bërë shoë mediatik që gjoja po punon fort por faktikisht me këtë komplot ka fshehur trafikantët e vërtet.- tha Çekaj ndërsa renditi një sërë faktesh sipas tij.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ deklaratën e plotë që biznesmeni Çekaj lexoi në seancë ku ndër të tjera i kërkoi Gjykatës ‘të ndalojë çmendurinë e këtë proçedurë të rrezikshme të prokurorisë e këtij prokurori dhe të mos bëhet kjo gjykatë e para në botë që dënon një pronar të një biznesi të ligjshëm frutash vetëm pse është gjetur drogë në kontenierin që nuk është fare as prona e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb