Një sintezë e jetës artistike e kompozitorit korçar, Josif Minga erdhi mbrëmjen e së shtunës në skenën e Teatrit të Korçës, dedikuar kontributit të tij ndër vite në lëmin e muzikës.

Krijimtaria më e bukur e mjeshtrit, mes mbi 120 veprave muzikore gjatë karrierës 40-vjeçare, të kompozuara dhe përpunuara prej tij, u sollën në mbrëmjen “Kontribut në vite”.

Në mbrëmjen kushtuar tij, Minga dirigjoi orkestrën teksa artistët e njohur performonin këngët e tij, duke dhuruar spektakël në Teatrin e Korçës.

Mjeshtri i madh, Josif Minga, e nisi karrierën në moshën 17-vjeçare dhe ka marrë çmimin e parë me “Kitaristët Korçarë”, një rrugë që pasoi edhe më shumë vepra të tjera të suksesshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb