STRUGË-Komuna e Strugës ka akuzuar Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale e udhëhequr nga BDI, se po vazhdon të luajë me shqiptarët e kësaj komune. Sipas Komunës, këto ditë Ministri Lirim Shabani ka dërguar tek komuna si dhuratë mbi 500 libra dhe harta vetëm në gjuhën maqedonase.

Përfaqësues të komunës shprehen se edhe qytetarët shqiptarë të Strugës paguajnë taksa në mënyrë të barabartë, ndërsa është shqetësues fakti që ministri Shabani të injorojë në këtë mënyrë gjuhën shqipe. Gjithashtu nga Komuna e Strugës thonë se ky nuk është rasti i parë i këtij lloji ku zyrtarët shqiptarë bëjnë veprime anti-shqiptare dhe nuk respektojnë të drejtat e tyre.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: