SPANJE- Deklaratë e dhënë nga Michel Platini, president i UEFA-s, në lidhje me “Topin e Artë “ kanë trazuar jo pak ambientin madrilen. Pak ditë më parë Platini ishte shprehur se Topin e Artë duhet ta fitojë një lojtar gjerman, kaq ka mjaftuar që klubi i Realit të dali me një deklaratë zyrtare kundër Platini-s.

Në radhë të parë, janë surprizuese deklaratat e tij të përsëritura në lidhje me preferencën personale për fituesin e “Topit të Artë”, sidomos duke marrë parasysh qe është kreu i futbollit Europian, ku ne besojmë që dhe favorizimi më i vogël duhet ndaluar.

Në rradhë të dytë, “Topi i Artë” është një çmim më shumë individual se sa kolektiv, që i dorëzohet çdo vit lojtarit më të mirë në botë, dhe në besojmë se për të ruajtur prestigjin e tij, ata që duhet të marrin pjesë në votim duhet të marrin parasysh ekskluzivisht arritjet profesionale individuale të lojtarëve.

Përfundimisht, besojmë se Cristiano Ronaldo ka pasur pa dyshim vitin e tij më të mirë profesional, dhe ka fituar Champions League, Këpucën e Artë dhe rekordin e golashënuesit më të mirë në një edicion të Champions League, si dhe Kupën e Spanjës, dhe çmimin e golashënuesit më të mirë në Spanjë. Në sezonin e ri, ka fituar Superkupën europiane, në të cilën shënoi të dy golat, dhe ka arritur shifra spektakolare si 20 gola në 12 ndeshjet e para të La Ligës, që konfirmojnë formën e tij të shkëlqyer dhe më shumë se kurrë, e meriton Topin e Artë.”
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: