“E shkuara e pakryer e komunizmit shqiptar” është një nga temat e diskutuara në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo në Neës24.

Politologu Ermal Hasimja duke folur si autori i librit e “E shkuar e Pakryer” tha se e nisi si projekt personal, duke mbledhur historitë e familjes, ndërsa rrugës u përplas me një konstatim të thjeshtë: nga historia e familjes, mund të dalë ajo e alzajmerit të një individi, që shkatërroi gjyshen time, dhe alzajmerit të shqiptarëve në raport me komunizmin.

“Harresa e qëllimshme, e vetëimponuar e shqiptarëve në raport me komunizmin. Shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk kanë bërë ende një analizë mbi komunizmin, kanë kuptuar që ka kaluar, por nuk kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht dhe ku ishte burimi i së keqes”, tha Hasimja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb