Një koncert në temperaturën -12 gradë, nota që vijnë nga akulli dhe shpërndahen në ajrin e ftohtë polar.


Pamjet e fushatës së fundit të Greenpeace transmetojnë të gjithë bukurinë e një natyre në rrezik. Muzikantët kanë bërë muzikë me një këngë të padëgjuar më parë, ‘Ocean memories’, me instrumente të gdhendura në akull. ‘Këtë vit Arktiku po regjistron një shkrirje rekord akulli dhe në prill temperature mesatare ishte 8 gradë mbi normën’, lexohet në një njoftim të shpërndarë nga organizata ambientaliste.


Me këtë video nis fushata ‘Mbro oqeanin’: ’Duam t’i sensibilizojmë të gjithë për nevojën e menjëhershme për të shpëtuar oqeanet dhe jo vetëm në Polin e Veriut por në të gjithë Planetin’, deklaron Halvard Raavand e Greenpeace Nordic, një fushatë që ka për qëllim negociatat e reja në Kombet e Bashkuara për një traktat global mbi oqeanet.


(da.xha/BalkanWeb)