Po mbahet sonte nata e katërt e festës së birrës Korça në qytetin jug-lindor. Vizitorë vendas dhe të huaj janë duke shijuar magjinë e birrës Korça.

Ndërkohë, në sheshin kryesor të qytetit po mbahet një koncert festiv. Sheshi është mbushur plot të rinj, por edhe mosha të tjera, duke e kthyer gjithë festën në një festival ngjyrash.

Vizitorët e shumtë po shijojnë muzikën live dhe shijen e birrave, ku më e preferuara mbetet birra që mban edhe emrin e qytetit, Birra Korça. Nën drita e prozhektor, kombinuar me festë, argëtim dhe ushqim të zgjedhur, qytetarë të ndryshëm kanë zgjedhur qytetin jug-lindor për të kaluar disa ditë sa më bukur.

  • foto galeri
  • foto galeri

Zona para sheshit të stadiumit në natën e katërt të festës u mbush me një numër të jashtëzakonshëm njerëzish, që ndjekin koncertin duke konsumuar Birrën Korça dhe ushqimet tradicionale të zonës. Shqiptarët dhe të huajt, përpos se po shijojnë birrën Korça, po argëtohen me festë e muzikë, si dhe koncert live në qytetin e serenatave.

Ndërsa vizitorët dëgjojnë muzikë, kërcejnë dhe argëtohen, shijojnë edhe birrat e ndryshme, ku sigurisht më e mira dhe e dashura për ta është Birra Korça.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb