14 marsi apo siç njihet ndryshe Dita e Verës solli sot në Durrës një atmosferë festive, sidomos në sheshin qendror të qytetit.

Vogëlushët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve dhe ata të shkollës artistike “Jan Kukuzeli” dhanë përgjatë gjithë paradites koncerte festive, të cilat u ndoqën nga shumë të pranishëm. Si në çdo festë, fëmijët janë ata që i gëzohen më shumë atmosferës.

Megjithëse një festë jo tradicionale për qytetin e Durrësit, shumë nga qytetarët e shfrytëzojnë për të bërë shëtitjet e përditshme. Festimeve të Ditës së Verës i janë bashkuar jo vetëm vendasit, por edhe të huajt që jetojnë në qytetin bregdetar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: