TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë në drejtim të kryeministrit Edi Rama ose më saktë një deklaratë të hidhur.


Ndërsa u pyet për stacionimin e kryeministrit në Jug të vendit ku do të ndjekë koncertin e gruas së ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, Kryemadhi tha se i pëlqen shumë dhe shpreson ta shohë koncertin e Carla Brunit, por shtoi se uron që Rama të mos bëjë të njëjtën gjë që ka bërë me shoqet e shokëve.


“Më pëlqen shumë, uroj ta shikoj Carla Brunin dhe 11 këngët e saj. Uroj të mos bëjë të njëjtën gjë që ka bërë me shoqet e shokëve”, tha Kryemadhi, e cila e quajti mik të çmuar ish-presidentin francez.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb