Lëkundje të vërteta tërmeti janë ndjerë gjatë koncertit të Travis Scott në Milano. Në rrjetet sociale njerëzit shkruanin se ishin ndjerë të paktën tri tërmete. Por faqja zyrtare e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali nuk raportoi për ndonjë tërmet. Alarm ishte i rremë dhe ajo që u ndje erdhi si rezultat i 70 mijë fansave në koncertin e Travis Scott në La Maura në zonën e San Siros.

Shumë qytetarë milanez menduan se ndjenë dridhje të vërteta tërmeti, aq sa shkruanin postime në rrjetet sociale për të pyetur nëse të tjerë kishin pasur të njëjtën ndjesi. “Dy tërmete në harkun e pak minutave”, shkruan një përdorues në Facebook. “A jam unë i vetmi që ndjeva tërmetin në Milano?”, “A ndjeva vetëm unë tri tërmete në Milano?”, ishin disa nga komentet e qytetarëve.

Në fakt, nuk është hera e parë që koncertet e reperit duken sikur po bie tërmet, pasi e njëjta situatë ndodhi më 30 qershor 2023, sërish në Milano.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: