Teatri Eksperimental ka vënë premierën e shfaqjes “Koncerti”, një pjesë që trajton përplasjet e artistit në diktaturë. Në qendër është hija e Prenkë Jakovës që hedh dritë mbi anën e errët të pushtetit.

Ndërsa qyteti ka njohur deri në asht, shtypjen komuniste, në Shkodrën e viteve ‘50, një ditë shtatori, një kompozitor bie nga ballkoni dhe humb jetën. I njohur, i suksesshëm, por nga një familje armike, artisti ndërroj jetë por vdekja e tij nuk mund të jetë vetëvrasje, sepse në diktaturë vetëvrasjet nuk lejohen. Vrasjet në emër të popullit po. Me regji të Giacomo Pedinit, Teatri Eskperimental ka vënë në skenë shfaqjen “Koncerti”, dramatizim i një romani të Stefan Çapalikut. Aktorët vlerësojnë veprën e regjisorin.

Helidon Fino: Një vështrim i asaj periudhe të Shqipërisë dhe mënyrës se si funksiononte diktatura në vend, mënyra se si përpiqeshin disidentët të ishin kontravers. Ngjyra që ka dhënë dhe ka parë këtë epokë, këtë fragment, të historisë sonë dhe të personazhit është një nga gjërat më të interesante.

Laert Vasili: Ka mundur Giacomo me dritën e diturinë e tij të na përcjellë duke qenë zakonisht i përpiktë në romanin ‘Engjëll veshur me frak’ të Stefan Çapalikut, që është një roman i shkruar me dashuri e dhimbje për figurën e Prenk Jakovës.
Në qendër të veprës është hija e Prenk Jakovës që hedh dritë mbi anën e errët të pushtetit. Pjesët teatrale si kjo, mund të ndikojnë për të njohur e kuptuar njeriun e djeshëm e të sotëm dhe si pushteti e shformon njeriun.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb