NGA ARMIR MEHAJ*

PUKË- BerAlb tenton të rifillojë sërish sot punën me fuqi të reduktuar punonjësish. Pasi 30 punonjës refuzuan rreth një javë më parë, kompania përzgjodhi 30 punonjës të tjerë, por duket se nuk arriti serish të rifillonte punën. Nga 30 punonjësit e njoftuar vetëm 5 u futën brenda kompanisë, ndërsa pjesa tjetër kërkoi që të thirreshin të gjithë ose në të kundërt puna mos të fillonte.

Kështu 25 nga 30 të thirrurit për punë u larguan nga mjediset e jashtme të kompanisë duke respektuar vendimin e Sindikatave. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Sindikatës së Minatorëve. Kryetari Vlash Tolana tha se BerAlb tentoi sërish të gënjente shtetin se rifilloi punë, por tha ai, puna do të fillojë vetëm kur të jenë thirrur të gjithë punonjësit. Lidhur me 5 personat që sot filluan punë, kreu i Sindikatës së minatorëve të Pukës lajmëroi përjashtimin e tyre. “Këta 5 punonjës nuk do të jenë më pjesë e Sindikatës dhe për rrjedhojë nuk do të mbrohen nga ana

jonë, pasi thyen vendimin kolektiv”, tha Toplana duke shtuar se BerAlb do e ketë të vështirë të përçajë Sindikatën siç po tenton prej dy javësh. Kompania BerAlb ndërpreu aktivitetin papritmas në 1 shtator në Minierën e Munellës dhe Fabrikën e Pasurimit të Bakrit në Fushë Arrëz. Për pasoj 250 punonjës mbetën pa punë, teksa filluan protestat. Sindikatat e Pavarura të Shqipërisë pas protestave në Fushë Arrëz e Munellë njoftuan të tjera tubime, por kësaj radhe në Tiranë, para Ministrisë së Industrisë dhe Kuvendit, ku sipas kryesindikalistit, Gëzim Kalaja në mbështetje të minatorëve të Pukës do të ishin sindikalistë nga e gjithë Shqipëria.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: