TIRANE
Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj repuplikoi në seancë plenare me opozitën, lidhur me ligjin e koncensioneve. Ahmetaj tha se qeveria nuk do të tërhiqet nga PPP, të cilat sikundër theksoi ai bëhen në shërbim të qytetarëve.
“Kur erdhët në Parlament u gëzuam, jo për numrat, por se do kundërshtonit e do bëhej debat për politikat, Por, keni rënë në kompleksin e opozitës së vjetër dhe merreni me tituj gazetash portalesh e tv me ngjrya. Cfarë ka në thelb ligji i PPP. Është hequr oferta e pakërkuar. Nuk kanë mbaruar të gjitha, do bëhen ende shumë PPP në favor të qytetarëve. Nuk demonizohen PPP, i keni bërë me qëllim. Është rritur roli i Ministrisë së Financave në kontrollin fiskal.
Pse nuk flisni ju për rrugën Tiranë-Elbasan? Ka qenë gabim që në momentin e parë, dhe vajti kosto më shumë. Për 2016, në Turqi janë 12 mld euro PPP, 69 kontrata të firmosura. Jemi duke folur për instrument të investimit publik. Ne nuk i vëmë çmim jetës, s’mund të thoni ju kemi bërë gabim për chek up dhe dializën. Mos u merrni pse u bë, pse s’u bë, merruni me kostot.
Nga 12 risqe që ka manuali i koncensioneve 3 merr qeveria, një ndër to kosto politike, ato që i shkaktojnë ata në rrugë. Thonë kanë vajtur 46%, është budallallëk, janë bërë sot mbi 200 koncnesione, nga të gjitha këto 186 janë bërë nga qeveria Berisha.
Pse themi ne se duheshin bërë? Shumica e tyre ka probleme me rritjen e çmimit. Si do e justifikoni?
Kjo qeveri nuk do heqë dorë nga PPP në favor të shërbimeve të qytetarëve. Ku nuk kemi mundësitë financiare do ia kalojmë privatit. Një opozitë e tërë ka marrë si flamur PPP, ca do i thoni Dibrës për rrugë, atij që shpëton nga chek up?
Hajde të fokusohemi c’prioriteti kemi? Si e blindojmë ligjin? Dhe këtë bën ligji, detyron ministrinë e financave në aspektin fiskal.” U shpreh Ahmetaj.
(BalkanWeb)
PO ky cobani I dhive ,ky pushti I financave, care mutin don, akoma nuk eshte ngopur me te, zagari I pushtetit te hajduteve dhe pirateve
E mor engjelli i djallit qe te duken leket e njerezve me te varfer te europes sikur i ke fituar ne kazino apo sikur ti ka lene jot eme!
Hajde te bejme hesapet per klodian zoton dhe vilma nushin.
Ti e di sa eshte krahu i punes ne albanistan. Dhe te punosh full time dhe te mos mbushesh dot as barkun me buke, per kete ja ke kaluar Saliut me kohe!
Djalli fshihet ne detaje o karafil qe jeton ne lluks dhe ke harruar realitetin pabuks qe te duken milionat si te sat eme!!!