TIRANE

Ashtu sikundër paralajmëruan në seancë plenare, Grupi Parlamentar Demokrat pritet të dorëzojë sot një kallëzim penal për koncensionet e dy akseve rrugore shumë të debatuara Orikum – Dukat dhe Milot-Balldren.

Kallëzimi vjen pasi maxhoranca socialiste rrëzoi me shumicë votash dekretet e Metës, që kthenin ligjet për rishqyrtim në Kuvend.

Kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë e Tiranës nga deputeti Halit Valteri, i cila në seancën e së enjtes apeloi Prokurorinë që të nisë hetimet për pr/ligjin për koncesionet e rrugëve; Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Në një prononcim për mediat Valteri u shpreh se ky kallëzim në organin e akuzës bëhet për të ndëshkuar grabitësisht.

“Po vjedhin mln euro nga koncesionet e dy rrugëve. Po i ngarkojnë shqiptarëve një borxh publik”- u shpreh ndër të tjera Valteri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Grupi parlamentar demokrat i kerkon organit te akuzes “fillimin e procedimit penal në funksion të veprave penale të parashikuara nga neni 258 i Kodit Penal “Shkelje e barazisë në tendera” dhe nenit 248 i Kodit Rrugor Shqiptar, Autoriteti kontraktor deri tek vendimarrje e Këshillit të Ministrave lidhur me shkeljet penale të konstatuara që kanë të bëjnë me PPP për segmentin rrugor “Porti i Jahteve- By Pas- Orikum- Dukat dhe PPP për segmentin rrugor Milot-Balldren”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb