Po mbahet mbledhja e Komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi.

Deputeti Saimir Korreshi, ka deklaruar se nuk është tagër e këtij komisionin të ndryshojë apo zgjerojë objektin e hetimit, pasi për këtë temë është vendosur nga 140 deputetët në Parlament.

Ai u shpreh se nëse këmbëngulet për zgjerimin e objektit, duke që t’i drejtohen me një kërkesë Kuvendit.

“Nuk mund të dalim jashtë objektin. Jemi në Kuvend me një objekt që është miratuar. Problematika është çka votuar Kuvendi, nuk vendosim ne për të zgjeruar objektin.

140 deputetë e vendosën.
Të gjithë jemi të bindur, të paktën ne juristët që jemi jashtë objektit. Relacionin pastaj t’i pimë lëngun ta bëjmë kaush për fara.
Nëse doni zgjerim, t’i drejtohemi Kuvendit”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: