Biznesmeni Ilir Rrapaj ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit me pranga në duar dhe i rrethuar nga efektivë policët teksa pritet të japë dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë.

Ilir Rrapaj, i cili është në burg për koncesion 100 mln euro të sterilizimit, është liruar nga qelia për pak orë për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar për Check Up dhe Sterilizimin.

Koncensioni 10-vjeçar iu dha kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit, të Umbro Staccinit.

Biznesmeni ndodhet në arrest me burg’ prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

Ndërkohë në orën 18:00 është caktuar dëshmia e ortakut të tij Italian Umbro Staccini, dy partnerët kryesorë të ‘SaniService’, që në vitin 2015 do të fitonin koncesionin prej 100 milionë euro të sterilizimit.

Gjithashtu për të dëshmuar është thirrur dhe Anila Denaj e cila në atë kohë ka mbajtur postin e drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe mësohet se në atë kohë nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit. Madje ka paraqitur dhe ankesë.

Klodian Rjepaj u mor në pyetje nga komisioner hetimor për shëndetësinë më 20 shtator ndërsa pritet të thërrasë në një ditë tjetër edhe ish-ministrin e Shëndetësisë.

KOMISIONI HETIMOR PËR SHËRBIMET PUBLIKE TË STERILIZIMIT DHE TË CHECK-UP NË SHËNDETËSI
1. Thirrja e dëshmitarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, si më poshtë:

Ora 09:30 Ilir Rrapaj
Ora 14:00 Anila Denaj
Ora 16:00 Altin Fani
Ora 18:00 Umbro Staccini
Ora 19:00 Elisabetta Anzanello
Ora 20:00 Giorgio Tardioli

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: