TIRANE

Përmes një deklarate shpërndarë mediave Ministria e Financave, ka sqarua procedurën e djekur lidhur  me dhënien me koncesion të  “Shërbimit të kontrollit ligjor të instrumeteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm”.


“MFE, ka vendosur kushte në draftkontratën e hartuar sipas procedurës, ku garanton mosndryshimin e tarifës së shërbimit, e cila përcaktohet dhe do të zbatohet sipas Udhëzim nr.2 datë 8.2.2013 “Tarifat dhe Pagesat e Sherbimeve” dhe do të mbetet e njëjtë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës. Kjo do të thotë që koncensionari do të aplikojë të njejtën tarifë që është e aplikueshme aktualisht në përputhje me legjislacionin për Metrologjinë dhe që edhe në të ardhmen nuk do të ketë asnjë kosto shtesë gjatë gjithë periudhës së koncensionit. Pra, nuk do të ketë rritje çmimi.” Thuhet ne relacionin sqaruar të Ministrisë së financave ku ndër të tjera theksohet se në rolin e autoritetit kontraktues institucioni rezervon të drejtën për prishjen e menjëhershme dhe pa pasoja të kontratës në rast të konstatimit të shkeljeve nga koncesionari gjatë kryerjes së shërbimit


“Referuar dispozitave të draftkontratës, MFE në rolin e autoritetit kontraktues rezervon të drejtën për prishjen e menjëhershme dhe pa pasoja të kontratës në rast të konstatimit të shkeljeve nga koncesionari gjatë kryerjes së shërbimit. Kjo përbën një instrument të rëndësishëm ligjor i cili i jep mundësinë MFE që në rast mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale nga koncensionari, të evidentuar nga misionet e kontrollit dhe monitorimit të vazhdueshëm dhe permanent për një periudhë kohore në çdo rast jo më të gjatë se 12 mujore, i jep të drejtën MFE për anulimin dhe zgjidhjen e menjëhershme pa pasoja të kontratës.” citohet në deklaratë.


(BalkanWeb)